Avokati dhe telefoni

Një avokat i ri e kishte rregulluar zyrën për mrekulli. Ndërsa si kurorë të saj, në tavolinë vendosi një telefon mjaft luksoz ashtu që të dukej me rëndësi.

Ndërkohë erdhi klienti i parë, ndërsa avokati mendonte ta impresionon. Prandaj pasi që erdhi klienti, ky e la një çerek ore të pret, me qëllim që t’i bën përshtypje kinse është i angazhuar. Mandej mori telefonin dhe filloi të aktron një bisedë të rëndësishme telefonike:

“Miku im i ngushtë, ne me këtë vetëm humbim kohën… Po, po nëse dëshironi… Por jo më pak se njëzet mijë euro… Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm. Domethënë u morëm vesh… Mirupafshim!”

Mbylli telefonatën, u paraqit një buzëqeshje triumfuese në fytyrën e tij ndërsa e shikonte klientin.

Klienti dukej disi i hutuar. Avokati mendoi që pati sukses në planin e tij. Buzëqeshi dhe njëherë.

“Çfarë mund t’ju ndihmojë zotëri?” – pyeti gëzueshëm avokati.
“Unë.. jam nga ‘Telekomi’, kam ardhur t’ua rregulloj lidhjen e telefonit…!

***

Sikur t’i rikthehemi vetes, do të vërejmë sa shumë energji jetësore investojmë në aktrim. Jemi të gatshëm të aktrojmë që kemi shtëpi të madhe, automjet të bukur (së pakti më të mirë se të komshiut), fillojmë të ndajmë kartëvizita që të dukemi të pashëm, të lëmë përshtypje.

Le të pushojmë nga maskat dhe rolet e rrejshme dhe t’i rikthehemi Zotit që të na kthehet siguria, dashuria dhe lumturia jetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu