Azbi Nuredini: Tash e keni shansin që votën shqiptare ta bëni të barabartë me atë maqedonase

Azbi Nuredini vlerëson se tash është shansi që vota shqiptare të bashkohet me votën e qytetarëve tjerë, transmeton T.S.

Sipas tij, nuk ka pengesa politike për këtë gjë, përkundrazi ka vullnet politik te katër partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

“Edhe pse shumë vonë, 15 vite, pas 2001-shit, por ja e keni shansin tash bëjeni votën shqiptare të barabartë me votën e qytetarëve tjerë, zgjidheni modelin zgjedhor, Maqedonia një njësi zgjedhore me lista të hapura. Për këtë gjë e keni mbështetjen e VMRO-së, ndërsa LSDM u deklarua publikisht se është për këtë model.
VMRO tha publikisht se çka do të merreni vesh ju tre: BDI, PDSH, LSDM ata do ta nënshkruajnë”, shkroi Azbi Nuredini në llogarinë e tij në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu