Azilkërkuesi nga Kosova tenton të dhunojë një grua në Gjermani

Një azilkërkues 22-vjeçar nga Kosova dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një grua 22-vjeçare në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur një natë para Krishtlindjeve, ka raportuar të enjten prokuroria dhe policia gjermane.
Policia gjermane është ende duke e hetuar rastin.

Sipas medieve gjermane, ngjarja ka ndodhur kur gruaja e re ishte duke ecur në “Lange Strasse” rreth orës 2:30 të mëngjesit, e cila më pas ka vënë re se njeriu i dyshuar ishte duke ecur pas saj dhe më pas po e ndiqte atë.

Ajo ka njoftuar vëllanë e saj nëpërmjet telefonit ndërsa papritmas i dyshuari ka sulmuar gruan dhe ka ushtruar presion ndaj saj, duke e goditur atë në fytyrë, raporton schëarzëaelder-bote.de

Pas goditjeve që kishte marrë, viktima kishte rënë në tokë, kurse i dyshuari është përpjekur të zhvesh pantallonat e saj. Mirëpo vëllai 25-vjeçar i viktimës dhe miqtë e tij kanë shkuar për të ndihmuar atë.

Zyrtarët e policisë të qytetit Nagold, të cilët ishin informuar më parë, ishin në gjendje për të arrestuar të dyshuarin.

Me kërkesë të zyrës së prokurorit publik Tübingen, 22-vjeçari është paraqitur pranë gjykatës ndaj të cilit ishte nxjerrë një urdhër arresti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu