Azizi ‘ironizon’ me përçarjen e deputetëve në Frontin Europian: Cili mbeti “pro Europës” e cili “pro Rusisë”

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Ziadin Sela nuk votuan ndryshimet e propozuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, gjegjësisht ministrive, shkruan InfoShqip.

Lidhur me këtë Adnan Azizi ka ironizuar përçarjen e deputetëve të Frontit Europian duke parashtruar pyetjen se ” cili mbeti pro Europës”.

Në vazhdim postimi i plotë i Azizit:

“Dilemë hamletiane e Frontit:
Cili është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN?
Apo ata që nuk votuan fare?!
Tani kemi dy fronte në një front, ose më sakt, Front Dyftyrësh!
Dilema mbetet vetëm në atë se, cili ngeli pro Europës e cili pro Rusisë?” perfundoi ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu