Azizi: Ja kujt i thotë Ali Ahmeti, a jeni gati

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka komentuar fushatën e BDI-së, me moton “a jeni gati”. Në një pronocim për gazetën LAJM, tha se kjo thirrje u drejtohet të gjithë atyre që përfituan nga pushteti për t’u bashkuar, me qëllim ruajtjen e pasurisë dhe bizneseve.

“Thirrja e BDI-së, a jeni gati, unë mendoj se është për t’i mbajtë të mobilizuar të gjithë ata që ishin në pushtet, përfituan nga pushteti dhe është thirrje për t’i mbajtë bashkë të gjithë ata oligark që krijuar perandori të biznesit dhe për t’iu thënë se, neve po na vjen fundi dhe po na vjen rreziku, hajde të bëhemi bashkë për ta ruajtur pasurinë tonë, bizneset dhe kompanitë tona”, tha mes tjerash Azizi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu