Sekretari i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi thekson se Zv/kryeministri Fatmir Bytiqi dhe Qeveria janë të gatshëm ta sjellin ish kryeministrin Nikolla Gruevskin në Maqedoni.
“Fillimisht me “zbutje” të dënimit, pastaj me “burg shtëpiak” dhe me falje. Funksionarët që erdhën në pushtet duke kërkuar burgimin e Gruevskit dhe shkatërrimin e regjimit të tij, tani po e kërkojnë atë të lirë?! Epo ka logjikë, sepse siç thotë populli “Tenxherja, kapak kërkon”. Dhe këto funksionarë të korruptuar ashtin e tyre e duan, krimin për ta vazhduar”, ka shkruar Azizi në Facebook.
Kujtojmë se me ndryshimet në kodin penal Qeveria ka marr kritika se po bën përpjekje tua ulë ish funksionarëve të qeverisë së kaluar denimet me burg.