Baba i një vajze të vogël, ky është 25-vjeçari që humbi jetën në Itali

Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona, Itali.

I riu shqiptar, baba i një vajze shumë të vogël, po udhëtonte me kamion drejt Modenës kur u përplas me një tjetër kamion në autostradën me vetëm një korsi, për shkak të një incidenti tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë ndihmësa, përdorën gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit. Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, për shqiptarin nuk mund të bëhej asgjë, pasi ai kishte vdekur.

Haris Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Marco, një shok shkolle i shqiptarit, e kujton atë me mall:

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm. Një person i integruar dhe shumë i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021. Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos. Në korrik, Besmiri u kujtua nga familja duke mbjellë një pemë ulliri në rrethrrotullimin ku ndodhi aksidenti dhe 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi trondit sërish familjen Shala.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu