Baily: Maqedonia ka 700 ambasadorë në Shtetet e Bashkuara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni Jess Baily këtë herë ka folur për ”Vullnetarët për paqe” që për 20 vite vijnë në Maqedoni për të promovuar vlera demokratike dhe paqe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto cilësime ambasadori Baily i dha në vizitën që ju bëri 15 vullnetarëve të cilët këtë vit do ta kalojnë në Maqedoni të strehuar nëpër shtëpitë e qytetarëve të Maqedonisë.

”Vullnetarët për paqe” deri tani kanë punuar shumë mirë dhe kanë përfunduar në kohë dhe me shumë efektivitet detyrat e tyra si vullnetarë të SHBA-ve në Maqedoni. Ata kanë shpërndarë kulturë, demokraci, paqe dhe leksione zhvillimi për nxënësit e Maqedonisë për 20 vite. E rëndësishme është që këta ambasadorë një ditë do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe në Shtetet e Bashkuara ata do të jenë ambasadorë të Maqedonisë, duke e prezentuar në shtëpi Maqedoninë si më së miri.” tha mes tjerash Jess Baily, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu