Bakiu: Mjaft më u ndërtua shteti në kurriz të shqiptarëve

Analisti Bashkim Bakiu ka thënë se nesër deri të premten Prokuroria Speciale Publike nuk ngre procedurë për rastet si Monstra, Sopoti, Brodeci, atëherë dëshpërimi I shqiptarëve do të jetë shumë i madh. Sipas tij mjaft më është ndërtuar shteti në kurriz të shqiptarëve. “Nga brekët e Ivonës deri tek mercedesi i Gruevskit. Ndërmjet me ca ngritje të procedurave për korrupsion, por në fakt asnjëra nuk është më e rëndësishme se liria e të burgosurve të pafajshëm(Monstra, Sopot, Brodec dhe të gjitha rastet të tjera). Nëse deri nesër PS nuk ngre procedure edhe për këto raste dëshprimi do të jet i madh. Mjaft me u ndërtua shteti/qeveria demokracia në kuriz të shqiptarëve. Hajt edhe kët herë, ghithmonë duke larguar një të keqe. Nesër mund të ndodh edhe ty, mund të jesh viktimë, i burgosur….”, ka shkruar në facebook Bashkim Bakiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu