Në edicionin e lajmeve të Televizionit SHENJA në orën 15:55, i ftuar në studio ishte analisti Bashkim Bakiu, i cili foli për ndryshimet e qëndrimeve të BDI-së. Qasjen e kësaj parti, Bakiu e cilësoi si qasje me dy kute. Sipas tij, veprimi i këtillë i BDI-së shkon në favor të VMRO-së. Situatën momentale, ai e përshkroi me proverbin popullorë: Kërkoj punë, po lus Zotin që të mos gjejë, duke aluduar se Bashkimi Demokratik për Integrim po bën negociata për formimin e Qeverisë, por në fakt nuk është thellësisht e interesuar për të hyrë dhe për të formuar Qeveri. /SHENJA