Nga: Muhamer Pajaziti
Marrëveshja e Ohrit është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, si akti më i lartë juridik në vend. Të drejtat dhe liritë që burojnë nga kjo marrëveshje nuk mund të abrogohen nga asnjë institucion, qoftë edhe Gjykata Kushtetuese.
Këto të drejta mund të avansohen me një konsensus politik të të gjitha partive politike, i cili pason ndryshimin e Kushtetutës me një shumicë të kualifikuar.
Zakonisht, në shtetet demokratike, të drejtat dhe liritë e qytetarëve, pa dallim etnie avansohen, ndërkaq në shtetet etnocentrike dhe autoritare ato shfuqizohen në drejtim të majorizimit të qytetarëve të përkatësive etnike që nuk janë shumicë.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë për shfuqizimin e balansuesit minon frymën dhe dizpozitat e MO-së, dokumentit që solli paqen në Maqedoni.
Me këtë cenohet edhe egzistimi i Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik, ku disa gjykatës partiak, duke interpretuar ligjet dhe kushtetutën, në bazë të preferencave të partive më të mëdha maqedone majorizojnë demokracinë.
Në këtë rrethana është domodoshme të shqyrtohen ligjshmëria e këtij vendimi, sepse janë shkellur parimet themelore të dokumentit të lartë përmendur, gjegjësisht, pika 4.2, e cila parasheh zbatimin e përfaqësimit të drejtë të bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike.
Gjykata e Strasburgut apo Ligji për përfaqësim të drejtë?
Me vendimi e Gjykatës Kushtetuese, minohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve të etnive jo shumicë dhe ligjshmëria e këtij vendimi mund të shqyrtohet nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburgut, sepse janë shkelur parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Janë shkelur parimet e mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë para ligjit.
Aspekti tjetër është hartimi i ligjit për përfaqësim të drejtë, përmes të cilit do të garantohej punësimi i shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratë, ndryshe do të krijohet një precend i rrezikshëm që do të ndikonte edhe në shtetet tjera të rajonit, ku komunitetet jo shumicë kanë të diskriminohen pozitivisht, sikurse Rasti i Kosovës dhe Kroacisë.
Një vendim të tillë, shumë lehtë mund ta merr edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, duke shfuqizuar të drejtat e garantuara të serbëve si; vendet e rezervuara në Parlament dhe të drejtat tjera që nuk i parashohin as Kushtetutat më moderne evropiane. E sigurt, se në një vend demokratik si Kosova kjo nuk ndodhë, dhe Maqedonia duhet të turpërohet!
Faji nuk është jetim, ku gabuam me balansuesin?
Balancuesi ishte një mekanizëm i mirë, por nuk duhej të keqpërdorej. Ai ka mundësuar punësimin e shqiptarëve në administratë. Unë i gëzohem çdo punësimi, por duhet të pajtohemi se në këtë proces ka pasur parregullsi.
Si janë punësuar shqiptarët në administratë?
Kanë konkuruar në një konkurs të hapur dhe pastaj dega partiake e qytetit përkatës ka vendosur se kush do të punësohet.
Pra lideri lokal dhe lideri suprem i partisë kanë qenë Zot të këtij procesi.
Diplomat, certifikatat, dija, përvoja, kanë qenë zero përball librezës partiake dhe lidhjeve familjare, klanore e zinxhirore.
Si pasoj, është mbytur meritokracia dhe vlerat njerëzore, përballë fabrikës së punësimeve me emrin parti. E njëjta ka ndodhur edhe tek maqedonasit,por edhe në vende tjera të rajonit.