Miliona muslimanë në qytetin Tongi, në bregun e lumit Turang në Bangladesh janë tubuar me rastin e pelegrinazhit Bishwa Ijtema, raporton Anadolu Agency (AA).
Bishwa Ijtema është tubimi i dytë më i madhe i muslimanëve pas Haxhit. Këtë vit, rreth pesë milionë muslimanë nga e gjithë bota tradicionalisht u mblodhën në Tongi, pranë kryeqytetit Dakka.
Supozohet se besimtarët këtë vit kanë ardhur nga 105 vende, ndërsa tubimi organizohet tradicionalisht që nga viti 1960.
Tubimi zgjat tre ditë, dhe besimtarët përveç lutjes së tyre të përditshme kanë mundësi të dëgjojnë dhe të mësojnë pasazhe nga Kurani me sqarimin e pjesëve të caktuara.