Banorët e Hasanbegut: Iku makineria e shteti, na la në baltë e tmerr

Edhe ato pak makineri të cilat i dërgoi gjatë ditëve të jashtëzakonshme qeveria e Maqedonisë janë larguar nga Hasanbegu.

Banorët e revoltuar nga gjendja tregojnë se në një interval kohor të gjitha ndihmat u janë ndaluar. Ata më tepër kanë nevojë për fuqi punëtore, por pas largimit të turqve nga hasanbegu janë larguar edhe makineritë qeveritare dhe i kanë lënë të vetëm. Ata vazhdojnë të ankohen se e gjithë ndihma institucionale është stacionuar në Stajkovc, ndërkohë që për gjendjen e tyre nuk i intereson askujt.

”Më së tepërmi kanë ndihmuar turqit, sepse kjo rrugica e parë dhe e dyta kanë qenë më të dëmtuara, murnat janë të rrëzuara, balta gjithandej. Nuk kemi shpëtuar asgjë. Institucionet turke kanë punuar shumë te neve, vendorët erdhën një ditë prej në Strumicë a të tjerët ishin stacionuar të gjithë në Stajkovc, Institucionet është dashur me qëndru më tepër sepse ende ka mbeturina e baltë ”, tha një banor.

Ata pohojnë se në këtë fatkeqësi ishin të vetëm pa ndihmën e atyre që i besuan dhe i votuan .

”Kërkush vullnetarët, nuk kanë qenë as ushtria as policia askush. Na kanë lënë vetëm, kush si të gjindet. Nuk është mirë kjo, banorët nuk kan ku të rinë, as kokën ku ta vënë  ndërkohë që ata kanë shkuar të gjithë”, deklaroi një banor tjetër.

Rrugët dhe oborret vazhdojnë të qëndrojnë me baltë ndërkohë që makineritë nuk shihen akund për t’i’u dalë në ndihmë banorëve të cilët u prekën mbrëmjen e 6 gushtit nga shiu i rrëmbyeshëm./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu