Nikolla Gruevski e ka merituar mikpritjen dhe mirënjohjen që dje iu nda në fshatin Shipkovicë. Kështu shprehjet Ish kreu i Bashkësisë Lokale të fshatit Shipkovicë, Zeqirja Qazimi, sipas të cilit Gruevski ka shprehur interesim më të madh për Shipkovicën, krahasuar me pushtetarët shqiptarë.
Gruesvki ka qenë më i kujdesshëm dhe më aktiv sa i përket tragjedisë që ndodhi një vit më parë në Shipkovicë, thotë Qazimi. “Si person, si qeveritar, deri sa ka ardhur tre herë të na vizitojë, për mendimin tim e meriton atë, shqiptarët askund nuk janë, le t’i zërë gjumi, ajo cështja e tyre politike është se cfarë bëjnë, shqiptarët neve na kanë vizituar shumë pak, unë sa që jam në Bashkësinë Lokale, dy vjet udhëheqës i bashkësisë lokale asnjëherë nuk më kanë përballë, ndërsa këto më kan thirrë dje në telefon si ish Kryetar, përse të mos vijë? Tjerët nuk më kanë thirr. , cështja politike nuk më intereson thashe edhe më përpara, deri sa ka ardh 3 herë katër në Shipkovicë edhe e meriton atë mirënjohje”, deklaroi Zeqirja Qazimi, ish kryetar i Bashkësisë Lokale.
Sipas Qazimit, familjarët e viktimave që ia kanë përgatitur mirënjohjen Gruesvkit posedojnë mirënjohje edhe për pushtetarët shqiptarë, por sipas tij banorët janë të zhgënjyer nga kujdesi dhe mos-pëballja e shqiptarëve në pushtet për fshatin Shipkovicë. “Për vërshimin nuk janë kujdesur sic duhet shqiptarët, askund asgjë nuk kanë bërë. Sot e kësaj dite rruga Shipokvicë – Brodec tre muaj ka që ka filluar edhe u stopua përsëri. Por sa kam të dhëna unë nga familjet, për secilin funksionar që do të vijë familja do të ketë mirënjohje për ta, nuk është vetëm për Gruevskin”, tha Qazimi. Gjatë ditës së djeshme kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski zbarkoi në Shipkovivcë për të parë gjendjen e banorëve të këtij fshati, që një vit më parë u godit nga vërshimet që lanë pas vete disa viktima dhe dëme të mëdha materiale./Alsat-M