Banorët e Sllupcanit: BDI-në do ta lëmë me gishta në gojë

Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë mbajtur tubime masive në fshatin Sllupcan të Likovës, dikur bastion i partisë shqiptare në pushtet.

Banorët e kësaj ane thonë për agjencinë e lajmeve INA se kësaj rradhe BDI-në do ta lënë me gishta në gojë.

“BDI do ta lëmë me gishta në gojë. Kjo për faktin se Sllupcani mbeti një muze i vitit 2001. Partia e Ahmetit flet për investime, por realiteti në terren dëshmon të kundërtën-ne jetojmë sikur në Kandahar”, shprehet një banor i revoltuar i fshatit Sllupcan. Mendime të ngjajshme kanë shprehur edhe shumë qytetarë të cilët tanimë i janë bashkangjitur partive opozitare. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu