Barbaritë e ISIS- it nuk kanë të ndalur: I presin kokën klerikut 100-vjeçar

Militantët e organizatës terroriste ISIS, i kanë prerë kokën një kleriku 100-vjeç, i cili akuzohej se kishte praktikuar magji.

I burgosuri i quajtur Sufi Sheikh Sulaiman Abu Haraz, është tërhequr zvarrë deri tek vendi ku u krye ekzekutimi i tij në Sinai të Egjiptit.

Një video e publikuar në internet, shfaqet momenti kur një burrë i veshur me rroba të zeza dhe maskë në kokë, përdor një shpatë gjigante për t’i  prerë kokën klerikut në prezencë të një turme ekstremistësh.

Momenti i tmerrshëm i ekzekutimit është filmuar nga militantët e ISIS-it të cilët duket se kënaqen derisa shohin duke u vrarë njerëz të pafajshëm.

isis 100-vjecari


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu