Përforcimet e Barcelonës nuk janë vërejtur në ndeshjen ndaj Alavesit, të cilën kampioni i Spanjës e humbi me rezultat 1:2.
Barcelona ishte shumë aktive gjatë verës në blerjen e lojtarëve të rijnë. Dhe, trajneri Luis Enrique vendosi që në ndeshjen ndaj Alavesit, të cilën e humbi 1:2, të bëjë një rotacion duke futur blerjet e reja.
Kështu, të shtunën mbrëma në Camp Npu luajtën: Cillessen (13 milionë euro), Digne (16.5 milionë), Denis Suarez (3.5 milionë) dhe Paco Alcacer (30 milionë), shkruan e përditshmja madrilene, AS, përcjell Express.
Por, lojtarët e lartpërmendur, që Barcelonës i kushtuan 63 milionë euro, nuk u vërejtën ndaj skuadrës së Alavesit, e cila këtë sezon është ngjitur në La Liga.