Edhe sot deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë lënë pa e përmendur deputetin e BDI-së Ejup Alimi, i cili javë më parë në foltoren e Kuvendit lexoi Deklaratën e Partive shqiptare. Që nga ajo ditë e deri më sot, nuk ka seancë të Kuvendit e që deputetët e VMRO-së mos ta përmendin këtë veprim të Alimit. “Deputeti i BDI-së Alimi na pranoj se ekziston Platforma e Tiranës. Ai këtu në Kuvend e lexoi atë”, tha gjatë seancës së sotme një nga deputetet e VMRO-DPMNE-së. Një mbështetje e tillë e VMRO-DPMNE i ngjason mbështetjes që Barcelona e kërkon nga Messi. Në çdo moment të vështirë, futbollistët e Barcelonës kërkojnë ndihmën e Messit për të dalë nga situata, andaj edhe VMRO-DPMNE vazhdimisht po shërbehet me deklaratat e Alimit, në mënyrë që të vazhdoj me bllokimin e punës së Kuvendit me këtë edhe me zgjedhjen e Qeverisë së re.