Basha mbledh urgjentisht Kryesinë e PD-së në orën 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në orën 18:00 të së shtunës një mbledhje urgjente të Kryesisë, pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e thirrur nga “Foltorja” dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Të gjithë anëtarëve të Kryesisë së PD-së iu është dërguar një njoftim ku iu kërkohet të marrin pjesë në mbledhjen urgjente.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të mbledhë kryesinë në orën 18:00 këtë të shtunë, ndërsa nga front tjetër po votohet për shkarkimin e tij.

Gjatë Kuvendit, delegatët votuan për shkarkimin e anëtarëve të Kryesisë pasi shumica e tyre konsiderohen “të emëruar” nga Basha.

Pak më herët, Basha gjatë një dalje për mediat në selinë e PD e ka quajtur Berishën “hije të së kaluarës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu