Kreu i Partisë Demokartike Lulzim Basha ka reaguar në faqen zyrtare të tij në Facebook pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së.
Ai shkruan se kryeministri u hoqi zërin protestuesve por, “ata do të vendosin për importin e mbetjeve”, transmeton Klan Kosova.
“Pasi u hoqi të drejtën për të vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetarëve edhe zërin e protestës duke bllokuar mediat me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij të korruptuar e të zhytur në krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe kontroll të rreptë. Këto janë vetëm shenjat e një fundi të turpshëm të një oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani. Ata do të jenë edhe më të shumtë edhe më të palëkundur. Ata do të vendosin për importin e mbetjeve. Ata, qytetarët, populli, asnjë parti, asnjë qeveri”, shkruan Basha.