Leximi në gjuhën italiane i ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar të qeshura në Kuvendin e Kosovës.
Teksa ilustronte me lajme nga mediat italiane çështjet e drogës, plehrave etj., Berisha, duke qeshur, edhe vetë ka lexuar disa tituj në italisht.
Ndërsa, e ka shpjeguar kështu të folurën e tij në gjuhën italiane: “Kjo italishtja ime është larg të qenurit asaj që duhet të jetë. Po është as në gjendje, pasi në jetën time nuk kam bërë asnjë orë italisht. E gjitha vjen nga mediat dhe latinishtja ku unë kam qenë një student ekselent. S’kam bërë asnjë orë italisht”.