Bashkësia Fetare Islame sot ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Shkupit padinë ndaj kryetarit të PDSH-së Mendu Thaçi, për siç thonë ata, shpifje dhe ofendim që kreu i kësaj partie kishte bërë në emisionin “Debatet zgjedhore” në TV21.
“Çështja e keqpërdorimit të fesë momentalisht bëhet nga Ali Ahmeti dhe kreu i Bashkësisë Fetare Islame, që është kockë e lëkure i kriminalizuar. Dhe që manipulon me miliona financa, të cilat nuk u nënshtrohen ligjeve pozitive të funksionimit të sistemit. Kjo duhet të ndërpritet urgjentisht!”, është shprehur kreu i PDHS-së Menduh Thaçi.
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, konsideron se kjo deklaratë është shpifje dhe bëhet me qëllim të dëmtimit të nderit dhe autoritetit të këtij institucioni.
Drejtori i sektorit për marrëdhënie me publikun në BFI, Agron Vojnika theksoi se Thaçi deklaratë të tillë kundër institucionit të tyre kohë më parë kishte dhënë edhe në një media në Kosovë, por sipas tij, këto ofendime vazhduan të përsëriten, ashtu që janë të detyruar që çështja të shkojë në gjykatë.
Edhe pse kanë kaluar gjashtë ditë nga ky debat, Menduh Thaçi qëndron pas deklaratave të thëna, pasi zyrtarë të kësaj partie theksuan për Tv21 se nuk e kanë ndërmend të kërkojnë falje. /albeu.com/