Bashkia e Shkupit vazhdon me pastrimin e rrugëve dhe trotuareve

Gjithë sheshet dhe rrugët të cilat janë nën kompetencë të Bashkisë së Shkupit janë të pastruara dhe të kalueshme, ndërsa në disa lokacione ekipet e shërbimeve dimërore të Bashkisë së Shkupit punojnë me makinat e tyre për largimin e borës nga korositë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se përveç korosive, ekipet e ndërmarrjes gjatë ditëve të kaluara i kanë pastruar edhe trotuaret. Për pastrimin e trotuareve janë angazhuar 100 punëtorë nga NP “Higjiena Komunale” dhe 80 nga NP “Gjelbërime dhe parqe”.

Nga Bashkia gjithashtu thonë se ekipet në terren e ndjekin gjendjen dhe intervenojnë sipas nevojës dhe ju bënë thirrje vozitësve të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe tu përshtaten korosive dhe kushteve dimërore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu