BBC: Haradinaj fiton zgjedhjet në Kosovë

“Një ish-komandant i kryengritësve, i kërkuar nga Serbia për krime të supozuara të luftës, pritet të fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sugjeron një exit poll”.

Kështu raporton transmetuesi publik britanik, BBC, për epilogun e zgjedhjeve të sotme në vend.

“Ramush Haradinaj, ish-kryeministër, udhëheq një koalicion të partive që kanë dalë nga lufta çlirimtare”, shkruan BBC

“Koalicioni i tij mund t’i fitojë 40 për qind të votave, sipas sondazhit të televizionit Klan Kosova”, thekson transmetuesi publik britanik.

“Koalicioni i kryeministrit Isa Mustafa, i udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të marrë 27 për qind të votave”,raporton BBC.

“Ndërkohë, partia opozitare majtiste, Vetëvendosje, parashihet të marrë 30 për qind të votave”, thekson BBC.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu