“15.000 aktivistë të BDI-së janë tërësisht të gatshëm të ndjekin orientimet dhe rekomandimet e Shtabit qendror zgjedhor dhe liderit Ali Ahmeti”, ka thënë shefi i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, gjatë shpalosjes së plani për fillimin e fushatës parazgjedhore.
Sipas Nezirit, BDI-ja edhe një herë po dëshmon se është një nga subjektet më të organizuara politike dhe është tërësisht e gatshme për këtë sfidë.