Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë të ditur se Nafi Durmishi do të jetë jetë bartës i listës së BDI-së në Njësinë e tretë zgjedhore.
Durmishi është nga fshati Jabollçisht I Velesit ndërsa me profesion është mjek.
Në ndërkohë, në parti akoma po vazhdohet me kalkulimet e emrave të kandidatëve që do të grumbullojnë më shumë vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Tani për tani, i sigurt është vetëm emri i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti si bartës i listës në Njësinë e gjashtë zgjedhore.