BDI demanton informacionet për marrëveshjen e arritur me VMRO-DPMNE

BDI dhe VMRO-DPMNE-ja me gjasë i kanë afruar qëndrimet e tyre rreth dygjuhësisë në vend. Kështu thonë burime për Tv Telma nga ekipet e bisedimeve, por BDI thotë se ky lajm i përhapur në disa mediume nuk është i vërtetë dhe se gjoja partia ka arritur ‘pajtueshmëri principiele me VMRO-DPMNE’ për formimin e qeverisë së re.

‘Asnjë informacion i dalë zyrtarë i cili u shpërnda në disa mediume nuk është i saktë. Kryetari jonë Ali Ahmeti deklaroi se marrëveshja do të jetë transparente dhe shoqëria do të informohet rreth saj’, thuhet në mesazhin shkurtë të BDI-së, raporton Lokalno.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu