Partitë politike Shqiptare Qeveritare, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët kanë rënë dakord se kush cilat sekretariate shtetërore e postë të zëvendës ministrave do të marrin. Kështu sipas burimeve të InfoShqip, BDI e Ali Ahmetit do të kenë postet e zëvendësim ministrit të Financave, zëvendësministrit të Mbrojtjes,
Zëvendësministrit të punëve të Brendshme dhe zëvendësministrin e Arsimit. Aleanca e udhëhequr nga Zeadin Sela do të menaxhojë nga posti i zëvendësministave ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe atë të Transportit dhe Lidhjeve. Këtë për InfoShqip e konfirmuan burime partiake të dyja partive.
BDI gjithashtu do të ketë 4 sekeretarë shtetëror edhe atë në Ministritë e Kulturës, Bujqësisë, Shoqërisë Informative dhe në Sekretaritin për Marrëveshjen e Ohrit.
Aleanca për Shqiptarët nga ana tjetër do të ketë dërgojë përfaqësues të vet për pozitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Puëve të Jashtme dhe Ministrinë e Dretësisë./InfoShqip.com