BDI dhe PDSH heqin dorë nga monitorimi i mediave

BDI dhe PDSH tani për tani nuk i komentojnë informacionet se kanë refuzuar të caktojnë nga një kandidat për trupin At-hok i cili do të ndjekë punën e mediave gjatë fushatës zgjedhore.

Alsat M dërgoi thuajse pyetje identike edhe deri tek njëra por edhe tek partia tjetër se cilat janë motivet e këtij vendimi por qëndrim zyrtar të paktën deri më tani nuk morëm. Në marrëveshje thuhet se katër partitë politike janë të pajtimit të formohet trup At-hok i cili do të ndjekë punën e medave gjatë fushatës zgjedhore. Trupi do të përbëhet prej pesë anëtarëve të cilët do të zgjidhen.

Në konsultim me organizatat profesionale relevante, katër partitë politike do të zgjedhin katër anëtarë për trupin At-hok prej të cilëve të paktën njëri do të jetë shqiptar etnik. Këto katër persona me koncenzus do ta zgjedhin anëtarin e pestë në afat prej 15 ditëve.Marrëveshja saktësohet në Kodin zgjedhor, ku më qartë thuhet se kush do t’i përcaktojë anëtarët e trupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu