BDI dhe VMRO, të vetmet me kandidatë për diasporën

Ditën e djeshme BDI publikoi listat për deputetë, ku në njësinë e VII-të zgjedhore ka vendosur deputet që përfshin diasporën.

Po ashtu edhe nga VMRO theksojnë se do kenë kandidat të diasporës në njësinë e VII, derisa PDSH dhe LSDM nuk kanë përgjigje nëse do të kenë kandidat të tyre në diasporë.

Pavle Trajanov ka deklaruar se partitë në pushtet po bëjnë rekrutimin e votuesve dhe se atje nuk ka kushte për një garë demokratike, transmeton “Zhurnal”.

Ndërkohë, sot përfundon lajmërimi i votuesve të diasporës.
Që një deputet i diasporës të fitojë mandatin duhet të grumbullojë 6500 vota


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu