Tronditëse dhe thellësisht alarmante janë për BDI-në deklaratat e Mexhitit. Mexhiti deklaroi se “nëse Taravari vendos të bashkëpunojë me BDI-në, atëherë qeveria do i bën favore BDI- së për të liruar të akuzuar për korrupsion. Ky nuk është një lapsus.
Ky është një pranim publik se drejtësia në këtë vend është e kapur, dhe se qeveria mund të ndërhyjë në vendimet e prokurorisë dhe gjyqësorit. Me fjalët e veta, ai konfirmoi se drejtësia nuk funksionon në mënyrë të pavarur, por udhëhiqet nga urdhrat dhe interesat e shefit të tij politik, Hristijan Mickoski”, thonë nga BDI-ja. Ata shtojnë se qeveria bën favore, mbron të përzgjedhurit dhe mban të bllokuar drejtësinë. /Alsat.mk