Bdi emëron drejtorët, plasin pakënaqësi brendapartiake

Pas publikimit të emrave të ri të drejtorëve të partisë shqiptare në pushtet janë shfaqur shumë paknaqësi në mesin e anëtarëve dhe simpatizanëtave të kësaj parti. Madje ka shumë paknaqësi edhe në mesinë e anëtarëve të kryesisë qendrore dhe eksponetëve kryesorë të kësaj force politike shqiptare, shkruan Zhurnal.

Sipas paknaqësive të theksuara në opinion nga integristët e “rebeluar” ndaj zgjidhjeve kadrovike për drejtor dhe zëvendës-drejtor theksohet edhe fakti se në listën prej 30 drejtorëve të emëruar nuk asnje risi.

Ato thonë se në mesin e tyre ka personalitetet të cilat për më shumë se 10 vite mbajnë poste dhe funksione të ndryshme dhe me këtë u bëhet e padrejtë anëtareve tjerë partiak që posedojnë kapacitet intelektual për ta përfaqësur denjëisht interesin shqiptar dhe atë partiak nëpër organet shtetërore, transmeton Zhurnal.

Edhe pse ndarja e posteve udhëheqëse në të gjitha eshallonet, është rezultat i marrëveshjeve të koalicioneve qeveritare. Në të shumtën e rasteve ata ndahen sipas interesave politike e klanore-partiake. Andaj edhe emërimet e fundit të drejtorëve e zv/drejtorëve nga qeveria, në asnjë moment nuk mund të vlerësohen si sukses e arritje përpos se vetëm hise politike.

Diçka duhet të kihet parasyshë! Shqiptarët nuk votojnë më për subjektet politike sesa ministri apo drejtori udhëheq kjo apo ajo parti. Por ata votojnë sipas asaj që perceptojnë për progresinë dhe për mirëqenienjen e tyre. E kuptohet këta të dyja i mundësojnë vetëm politikat publike efektive dhe qeverisje transparente dhe kuadër adekuat dhe cilësor, e jo me drejtorë të cilët kanë uzurpuar postet për 15 vite rreshtë.

Andaj, si rezultat i kësaj dalin në sipërfaqe edhe pakënaqësit në strukturat e partisë në këtë rast të në mesin e integristëve.

A do të vazhdojë selia “blu” me të njëjtin avaz edhe me emrimin dhe plotësimin e posteve të mbetura të drejtorëve e që i takojnë sipas ndarjes së kulaçit qeveritar, apo të njëjtat poste do i kompenzojë me partnerin e koalicionit LSDM. Të kujtojmë se një drejtori të rëndësishme ajo e Agjenicisë për Komunikime Elektronike (AEK) duhet të drejtohet nga shqiptarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu