BDI heq dorë nga kufiri Llojan-Miratoc

Bashkimi Demokratik për Integrim ka hequr dorë nga hapja e kufirit Llojan-Miratoc edhe pse shteti i serb ka asfaltuar rrugën në pjesën e Preshevës deri në kufi. Burime brenda kësaj partie bëjnë të ditur se VMRO-DPMNE i ka ndaluar Ahmetit që këtë temë ta hapë edhe në fushatë dhe ta mbyllë një herë e përgjithmonë. Këto informata jozyrtare gjatë gjithë këtyre ditëve po dëshmohen të sakta. Në asnjërin nga tubimet e deritanishme BDI dhe as kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk kanë përmendur më hapjen e kufirit Llojan-Miratoc. Vendimi për heqjen dorë nga hapja e këtij kufiri ka ardhur për shkak se ky kufij nëse do të hapej do të zhvillonte shumë fshatrat e Komunës së Likovës dhe do të zhvillonte ekonominë e kësaj zone. Kjo Gruevskit i ka penguar andaj ai ka kërkuar nga Ahmeti që sic thonë nga BDI “ta harrojë” hapjen e kufirit Llojan-Miratoc. Ahmeti si duket pa asnjë diskutim e ka pranuar këtë urdhër dhe ka urdhëruar që edhe në partinë e tij të mos thuhet më asnjë fjalë për këtë temë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu