BDI nuk ka komentuar thirrjen e sërishme të liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar përkrahje masive për fitoren e 63 deputetëve. Përfaqësues të kësaj partie të pyetur nga INA, nuk kanë dashur të komentojnë thirrjet e Gruevskit.
Lideri i VMRO-DPMNE këtë e kishte përsëritur edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke kërkuar përkrahje më të gjërë, për shkak se sipas tij, në këtë mënyrë nuk mund të ketë nënçmim dhe imponim në politikat e saj. Gruevski ka kërkuar 63 deputetë për siç theksoi për të parandaluar zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe projekte të tjera, që në mënyrë indirekte lidhen me shqiptarët. (INA)