Ditëve të fundit jemi dëshmitar të një presioni të shtuar ndaj qëndrimit parimorë të Lëvizjes BESA që mos të futet në qeveri me politikanë të inkriminuar. Kohën e fundit duket se VMRO në bashkëpunim me BDI-në kanë filluar të ushtrojnë presion të madh ndaj BESËS duke u kërcënuar se do fillojnë hetime për mënyrën e financimit të kësaj partie. Dyshimet bëhen edhe më serioze pas zërave se para disa ditëve përfaqësues të lartë të BDI-së kanë realizuar një takim të fshehtë me VMRO-në dhe përfaqësuese të shërbimit sekret ku BDI ka kërkuar eliminimin e Lëvizjes BESA si kusht që ajo të hyjë në qeveri me VMRO-në. Kjo si pasojë e frikës së madhe që e ka BDI-ja ndaj BESËS pasi që mund t’i humb të gjitha komunat që i ka aktualisht.