BDI vlerëson se ndaj VMRO-DPMNE-së duhet të sillen me racionalitet dhe argumente, duke arsyetuar partinë e Nikolla Gruevskit se ka shumicën e deputetëve, Përveç kësaj BDI përsëri përmendi parimet që janë vendosur në të kaluarën edhe pse nuk përmendi taksativisht parimin e koalicionimit të fituesit me fituesin.
“Unë personalisht nuk kam pritur ky proces të jetë i lehtë, situata është e jashtëzakonshme, kemi një parti që ka numrin më të madh të deputetëve, parimeve që më herët i kemi vendu. Andaj unë personalisht nyuk kam pritur që ky proces të jetë i lehtë. Andaj mendoj se në mënyrë racionale dhe të argumentuar duhet”, tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.