BDI me reagim ndaj gjuhës së papërshtatshme të Presidentes së Shtetit për agresionin në Ukrainë

BDI përmes një kumtese ka reaguar ndaj Presidentes Siljanovska për deklaratat e saja gjatë pritjes së trupit diplomatik.

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e thellë ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”.

Një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe aspirant për integrim evropian.

Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas.

BDI riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënon çdo përpjekje për të përdorur gjuhë që i përshtatet propagandës së Kremlinit.

Përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të pasqyrojnë qartë dhe me përgjegjësi pozicionin e vendit tonë, duke respektuar angazhimet tona ndërkombëtare dhe aleancat strategjike.

I bëjmë thirrje Presidentes të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj për të përfaqësuar me dinjitet dhe qartësi interesat dhe vlerat e Maqedonisë së Veriut.

Qytezarët tanë e kanë bërë të qartë se qëndron në anën e paqes, demokracisë dhe drejtësisë ndërkombëtare” – thuhet në reagimin e BDI-së. /tvklan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu