BDI: Nuk kemi partner strategjik dhe të preferuar tek kampi politik maqedonas

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka partner të preferuar në bllokun politik maqedonas, ndërsa interesin për ruajtjen e stabilitetit të shtetit e vendos mbi interesat politike. Këto janë përfundimet nga seanca e sotme e kryesisë qendrore të kësaj partie, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t’i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime:
BDI nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi politik maqedonas,
BDI vë interesin e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesit partiak,
BDI i përcakton si të panegociueshme për mandatin e ardhshëm çështjet e mëposhtme:
– Përdorimi i barabartë zyrtar i gjuhës shqipe
– Integrimi në NATO
– Integrimi në BE
– Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike me qëllim zbradhjen e të gjitha dyshimeve të dala nga megaskandali i përgjimeve”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu