BDI nuk do të ketë as ministër të MPB-së, as kryetar kuvendi, por “ministër në largim” dhe “xha Brankon” kryeparlamentar i përkohshëm!!

Lajmi se BDI merr dy nga tre funksionet më të rëndësishme shtetërore i cili gjatë tërë ditës së sotme ka qarkulluar nëpër disa media të afërta me pushtetin ka qenë një gënjeshtër e kulluar.

Në fakt pas publikimit të rezultateve finale të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare nga ana e KSHZ-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos ministrat aktual të LSDM-së do të shkarkohen, dhe në vendin e tyre do të vendosen zv.ministrat e ministrive përkatëse.

Në vend të Oliver Spasovskit në MPB do të ulet zëvendësi Agim Nuhiu ndërsa në ministinë e punës do të ulet Ibrahim Ibrahimi nga partia e Amdi Bajramit.

Më pas fillon konstituimi i parlamentit me të cilin do të drejtojë Branko Manojlovski deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Dhe për ta sqaruar më mirë çështjen e këtyre funksioneve dhe lajmit se si ka marrë BDI dy nga tre funksionet më të rëndësishme shtetërore, njëri ndër zërat më kritik të pushtetit, Bekim Berisha ka shkruar në rrjetin social facebook.
Në vazhdim e keni statusin e plotë të Bekim Berishës:

“BDI merr dy nga tre funksionet më të rëndësishme shtetërore
1 – Ministër i punëve të brendshme, do të jetë nga rradhët e BDI-së që sipas marrveshjes në Përzhino, me mandat deri në formimin e qeverisë, dhe de fakto ky nuk quhet ministër dhe nuk i ka kompetencat e njejta, por quhet Ministër në largim, dhe
2 – sipas Kushtetutës së R. Maqedonisë, mbledhjen e parë konstitutive të Parlamentit e udhëheq deputeti më i moshuar që ka fituar mandat! Meqenë se “Xha” Brankoja i BDI-së na qenka më i moshuari, i bije që “Xha” Branko do ta udhëheq mbledhjen konstitutive dhe jo se BDI e paska mar ndonjë funksion të rëndësishëm!!
I lus portalet që mos ta llogarisin popullin si dele!! Populli e din!!
p.s. shum jam kurioz ta dij “Xha” Brankoja, ky puro shqiptarë, në cilën gjuhë do ta udhëheq mbledhjen konstitutive?!”, ka shkruar Bekim Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu