Inferioriteti i BDI-së krahas VMRO-së përgjatë qeverisjeve që nga viti 2008 e deri tani, i ka mundësuar VMRO-DPMNE-së që të bëhet ndër partitë politike më të pasura në Evropë, tha bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2 nga radhët e koalicionit “Rilindje me Besë”, Afrim Gashi, gjatë emisionit “Rruga drejt”. Kësisoj, VMRO-DPMNE është pasuruar për më shumë se 50 milionë euro, theksoi Gashi.