Nga burime të afërta marrim vesh se partia shqipfolëse në pushtet BDI , jashtë fushatës zgjedhore që e filloi me eshtrat e të vdekurve, ajo po ashtu ka në plan të saj hapjen e një portali fantom prej nga do të bëjë propagandë të zezë me dosje dhe dokumente falso kundër një partie politike të re. Sipas informatave të para që vijnë në adresë të portalit tonë, partia shqiptare në pushtet Bdi në bashkëpunim me disa funksionarë të lartë të partisë VMRO ku vlen të theksohet ish shefi i shërbimit Mijallkov po përgatisin propagandë njollosëse me shpërndarje të disa ” dokumenteve ” që qenkan të ndërlidhura me afera korruptive, transmeton InfoShqip.
Nga ky stil i krijimit të fantom-portaleve dhe propagandës së zezë, do të nënkuptohet se binomit VMRO-BDI po i vjen fundi, nga vetë fakti se shporta e mashtrimeve dhe shantazhimeve kundrejt shqiptarëve ka përfunduar.
Lajm i mirë është se shqiptarët tani më kanë filluar ta kuptojnë se Bdi përfundimisht duhet të shkojë në histori bashkë me trillimet që i bën kundër popullit të saj. Shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë ofertë dhe platformë konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre- e jo muhabete të kota dhe fushatë e zezë politike sepse të gjithë janë ngopur nga këto gjëra. Shqiptarët kanë probleme reale dhe kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre e jo edhe më shumë të tendosin atmosferën ndërpartiake madje edhe në mesin e vet familjeve shqiptare./InfoShqip.com