BDI premtoi gazifikim, Pollogu fitoi “dhoma gazi”

Një nga premtimet e shumta të BDI-së në zgjedhjet e kaluara të vitit 2014 ishte gazifikimi i shumë qyteteve, mes tyre edhe në Maqedoninë perëndimore ku bënë pjesë rajoni i Pollogut. Qëllimi i këtij projekti thuhet në platformë është edhe unlja e nivelit të ndotjes së ajrit në Tetovë dhe Gostivar që vjen për shkak të gazrave që lëshon fabrika e Jugohromit dhe ngrohjen me djegje nëpër amvisëri. Madje premtimet e BDI-së kalonin edhe kufijtë administrativ të Maqedonisë dhe shkonin deri në Shqipëri e Kosovë. “Gjithashtu, në periudhë më afatgjatë do të bëhen lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë. Për distribucion në nivel të rrjetit, gazifikimi i vendbanimeve, është shpallur ankand për koncesionim për rajonin e Shkupit dhe priten investime rreth 100 milionë euro. Në katër vjeçarin e ardhshëm do të shpallen ankandet edhe për dy rajone tjera: Maqedonia Perëndimore dhe Maqedonia Lindore”, thuhet mes tjerash në platformën e BDI-së për vitin 2014. Por përkundër këtij premtimi, pikërisht pas marjes së mandatit në periudhën 2014, 2015 dhe 2016 rajoni i Pollogut e në veçanti qyteti i Tetovës ngjasoi në dhoma gazi. Niveli i ndotjes në këtë rajoni kaloi katërfishin e limitit të lejuar me mbi 1000 miligram për metër kub të grimcave PM10 dhe grimcave të tjera helmuese. Me afrimin e fushatës parazgjedhore, inspektoriati i ambientit ndaloi punën e fabrikës së Jugohromit për 90 ditë, vendim ky që ngjan shumë me një vendim të mëparshëm që zgjati disa muaj dhe më pas Jugohromi riaktivizoi furrat.

bdi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu