BDI shpall konkurs për kryetar të degëve: #THUMB mëson kushtet për tu përzgjedhur, janë shumë rigoroze

Komisioni Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e mbajtur më 19 Maj të vitit 2022 në Tetovë, shpalli thirrje publike për zgjedhje të kandidatëve për anëtar të Kryesisë, për kryetar dege dhe kandidatëve për anëtar të kryesisë së këshillit vendor dhe të kandidatëve për kryetar të këshillit vendor të BDI-së në degët e Tetovës, Gostivarit, Tearcës, Zhelinës, Bogovinës, Studeniçanit, Vrapçishtit, Bërvenicës, Dollnenit dhe Çashkës.

Duke qenë se BDI si parti është e vjetër në skenën politike të Maqedonisë së Veriut me një përvojë të gjatë në konkurse publike ku vlen të theksohet fakti se e ka ndritur për 20 vite me rradhë duke punësuar “kuadro profesionale partiake” në administratën shtetërore  #THUMB mëson se edhe për konkursin në fjalë kushtet për të kandiduar dhe për tu pranuar janë shumë rigoroze ku duhet paraprakisht të plotësohen nga gjithë aplikuesit në konkurs.

Për të gjithë ata që duan të konkurrojnë në konkursin e BDI-së, në vazhdim ju mund ti lexoni kushtet që #THUMB i ka mësuar ekskluzivisht nga burime të sigurta brenda BDI-së.

Kushtet që duhet ti plotësoni:

  • Kandidati potencial duhet të jetë i ndershëm moralisht – Njëjtë si Musa Xhaferi
  • Kandidati potencial duhet të jetë i pa-korruptuar – Njëjtë si Ramiz Merko
  • Kandidati potencial duhet të mirë menaxhoje buxhetin publik – Njëjtë si Teuta Arifi
  • Kandidati potencial duhet të mirë menaxhoje planin urbanistik – Njëjtë si Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu në Çair
  • Kandidati potencial duhet të këtë zgjuarsi dhe aftësi oratorike 24 karat – Njëjtë si Nevzat Bejta
  • Kandidati potencial duhet të dijë ti fitojë zgjedhjet – Njëjtë si Ejup Halimi dhe Ismet Guri
  • Kandidati potencial duhet të dijë të fitojë tenderë dhe të mos arrestohet – Njëjtë si Bujar Osmani
  • Kandidati potencial duhet ti serviloset kryetarit në çdo fjalim publik – Njëjtë si Artan Grubi
  • Kandidati potencial duhet të funksionojë me idenë se “shqiptarit pa ja *** nanën stë thotë babë” – Njëjtë si Ali Ahmeti

Kushtet e mësipërme janë shumë rigoroze dhe për tu pranuar duhet ti plotësoni me përpikmëri të gjitha pikat, përndryshe konkurenca do jetë shumë e madhe dhe nësë konkuroni ka shance që mos përzgjdheni në konkursin e BDI. /InfoShqip.com

THUMB” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu