BDI s’ka potencial kadrovik për projekte serioze përtej “bekatonkave”

Nga: Arben Ratkoceri

Veç me “dron” ose në ëndërr mund të bëhet realitet për një kohë normale rruga Tetovë-Prizren nga pjesa e Maqedonisë. BDI nuk ka potencial kadrovik të përgjegjëshëm për projekte serioze, përtej “bekatonkave” ose “slikave” apo 3D – së, ( e mësuan nga Edi Rama). Për shembull, 10 vite akoma si shihet fundi Teatrit të Tetovës, ose për 12 km rrugë deri në Bllacë, që 8 vite tallen me 2 km e filluara, objekti i Universitetit ” Nëna Terezë” etj etj.

Asnjë projekt deri në 5 milionë euro funksionarët e BDI-së deri më tani nuk kanë qenë në gjendje ta përfundojnë nga fillimi deri në fund në afatet e parapara ose pa ndonjë skandal. Naive është dikush të mund të besoj që do bëjnë rrugë moderne nëpër Malet e Sharrit që ka kosto shumë të madhe dhe kërkon kuadër të pêrgatitur e të guximshëm.

Nuk mjafton vullneti dhe marrëveshja politike për projekte serioze kurrë s’ka kush ta realizon. I kanë mësuar “trikat” e justifikimeve të dështimeve e paaftësisë: jo projekti, jo fizibiliti-studimi, jo shpronësimet, jo tenderi, jo hamami…. e kurrë puna nuk kryhet, madje edhe kur mjetet janë të siguruara.

P.S. Shpresat më reale janë për Korridorin 8, sepse janë amerikanët mbrapa dhe ka konsensus të brendshëm!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu