Edhe pse nënshkroi kodeksit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, BDI nuk ka ndalur në shkeljen e rregullave zgjedhore. Ndonëse njëra nga vërejtjet kryesore nga faktori ndërkombëtar ishte ndarja e shtetit nga parti, që gjithashtu u inkorporua edhe në “Marrëveshjen e Përzhinos”, partia shqiptare në pushtet pothuajse nuk ka lënë institucion publik pa keqpërdorur. Presioni tek nëpunësit shtetërorë e ka karakterizuar partinë e Ahmetit gjatë gjithë fushatës. Kësaj radhe, bëhet fjalë për tubimin e fundit, atë në Tetovë. Nëpunësit shtetërorë kanë marrë SMS porosi ku thuhet “të mbyllim fushatën ashtu si e filluam, të mëdhenj, të organizuar, të bashkuar”, ndërsa e vërteta rezulton të jetë se BDI po e përfundon fushatën ashtu siç e ka filluar: me presione të panumërta ndaj nëpunësve shtetërore dhe me keqpërdorim të pronës publike. “Në sheshin e Tetovë, të dëshmojmë se sa e madhe është BDI”, thuhet gjithashtu në SMS porosinë, ndërsa në fakt, me kësi lloji të presionit, BDI në fakt vetëm po vërteton se sa e vogël është. Siç kanë theksuar ekspertët edhe më herët, ky presion ndaj nëpunësve shtetërorë do t’i kthehet si bumerang BDI-së, pasi shqiptari mund të falë çdo gjë, përpos kërcënimit dhe poshtërimit.