BDI vazhdon nesër mbledhjen, Ahmeti: Analizohen të gjitha opcionet në dobi të shqiptarëve

Sapo ka përfunduar mbledhja e kryesisë qendrore të BDI-së në Tetovë e cila është vazhdimësi e ditës më parë që filloi e që sipas informacioneve do të vazhdojë edhe nesër, informon Zhurnal.

Akoma nuk ka ndonjë vendim të prerë se me kë do të shkohet në koalicion derisa sipas BDI-së në tavolinë janë pesë opcione të cilët duhet të zgjedhin njërin prej tyre.

Pas përfundimit të mbledhjes, lideri i BDI-së Ahmeti deklaroi se është duke u analizuar opcioni më i mirë për shqiptarët.

“Nuk ka përgjigje ende se me kë do të shkohet në koalicon, po analizohen të gjitha opcionet për vendim sa më të mirë në dobi të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”. theksoi Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu