BDI: VLEN i quan administratorët shqiptarë të MYKUR, ndërsa Taravari i quajti byrek-blerës të maqedonasve

Nga BDI kanë reaguar ndaj komunikatës së djeshme të VLEN, nga ku thanë se nuk do ta rehabilitojnë mykun e BDI-së nëpër institucione, përcjell TV21. Nga BDI këtë cilësojnë si skandaloze, dyke thënë se VLEN po fyen administratorët shqiptarë.

“Asnjë ditë nuk kalon pa së paku një skandal. Bashkimi Demokratik për Integrim është i shokuar nga ofendimet e përditshme të vazalëve nga Vlen, humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, ndaj administratorëve shqiptarë në organet e shtetit duke i quajtur ato MYK, të mykosur. Më herët, Taravari i kishte quajtur byrek-mbajtës e byrek-blerës të maqedonasve, ndërsa sot, çdo administratorë shqiptarë qenka i mykur. Nuk paska kufi poshtërimi që hyzmeçarët e VMROsë nga Vlen mund t’ia bëjnë shqiptarëve”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu