Një stuhi aktivitetesh diplomatike janë duke u paraparë për tu ndërmarrë nga evropianët për të shpëtuar marrëveshjen për armë bërthamore me Iranin, pasi SHBA-të u tërhoqën duke kthyer sanksionet ndaj Tehranit.
Kancerlarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrja britaneze Theresa May ka biseduar me presidentin e SHBA-së Donald Trump. Ministri francez ka qenë më i zëshmi në ankesat e tij që shumë biznese evropiane në ShBA do të goditen rëndë pas sanksioneve të SHBA-së. Presidenti Trump kishte thënë që marrëveshja me Iranin dhe shteteve e BE-së ka qenë e tmerrshme dhe SHBA po humb me të andaj ka marrë vendim për tu tërhequr nga ajo.
Por kjo ka alarmuar shtetet e BE-së si Francën, Gjermaninë dhe Britaninë që ishin pjesë dhe garantuese të marrëveshjes meqë Irani ka paralajmëruar Trump se ka gabuar me tërheqjen nga marrëveshja dhe rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit, raporton BBC.
Të martën, Trump ka hequr pjesëmarrjen e SHBA në marrëveshjen e 2015-ës. Sanksionet do të ri-imponohen në dy faza në gusht dhe nëntor./21Media