BE-ja nuk mund të bie dakord për kufizimin e çmimit të naftës ruse

Qeveritë e Bashkimit Evropian dje nuk arritën të bien dakord për një kufi mbi çmimin e naftës së papërpunuar ruse, pasi Polonia këmbënguli që kufiri të ishte më i ulët se ai i propozuar nga vendet e G7, duke zvogëluar kështu aftësinë e Moskës për ta financuar atë, luftën kundër Ukrainës, transmeton InfoShqip.

Nuk ka marrëveshje. Teksti i ligjit është harmonizuar, por Polonia ende nuk mund të pajtohet me çmimin”, tha një diplomat i paidentifikuar.

Ende nuk është caktuar një datë e re për bisedimet, megjithëse mekanizmi i kufirit të çmimit do të hyjë në fuqi më 5 dhjetor.

Nëse nuk ka marrëveshje për idenë e kufirit të çmimit deri të hënën e ardhshme, BE do të zbatojë masat më të ashpra të rënë dakord në fund të majit – një ndalim të importeve të naftës së papërpunuar ruse nga 5 dhjetori dhe derivateve të naftës nga 5 shkurti, thanë diplomatët polakë.

Hungaria dhe dy vende të tjera të Evropës Qendrore pa dalje në det siguruan përjashtimin e tyre nga vendimi.

Shtetet e G7 kanë propozuar kufizimin e çmimit midis 65 dhe 70 dollarë për fuçi, por Polonia dhe disa të tjerë thonë se kjo nuk do të dëmtojë Moskën, sepse nafta ruse tashmë po tregtohet nën këtë interval me 63,50 dollarë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu