BE, tjetër krahmbajtje Greqisë përballë Turqisë

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje për veprimtaritë e vazhdueshme të kërkimit sizmik të Turqisë në zonat detare greke dhe qipriote, duke vijuar të që qëndrojë krah Athinës në përplasjen mes dy vendeve.

“Kjo është një rrugë tjetër, e cila, për fat të keq, vazhdon të krijojë më shumë tensione dhe mosbesim në rajon, në vend që të kontribuojë në zgjidhje të qëndrueshme,” tha Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) në një deklaratë.

EEAS shton se dialogu dhe përmbajtja nga veprimi i njëanshëm janë thelbësore për arritjen e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun lindor dhe zhvillimin e një marrëdhënieje bashkëpunuese dhe të dobishme reciprokisht midis BE dhe Turqisë.

Unioni ka njoftuar se do të diskutojë marrëdhëniet dhe sanksionet e mundshme kundër Turqisë në një takim të udhëheqësve të BE në dhjetor.

Turqia ri-dërgoi anijen kërkimore “Oruc Reis” në Mesdheun lindor nga 12 deri në 20 tetor, ku ishte në gusht dhe shtator, duke shkaktuar tensione të konsiderueshme me Greqinë. Kjo është një zonë që supozohet të jetë e pasur me gaz natyror.

Ndërsa Turqia pretendon se Ankaraja dhe turqit qipriotë kanë të drejta në rajon, Greqia po sfidon veprimtaritë aktuale të Turqisë për kërkimin e energjisë në Mesdheun lindor. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu